
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin nr.4 një shtetas, i cili dyshohet se fotografoi votën e tij në qendrën e votimit 1767 në shkollën "Andon Zako Çajupi".
Shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar te dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.
Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)