Masat anti-covid, rregullat që duhet të kenë parasysh votuesit sot

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 15:02 | Aktualitet
Masat anti-covid, rregullat që duhet të kenë parasysh votuesit

Protokolli i Institutit të Shëndetit Publik parashikon që në fillim se, të infektuarit me Covid-19 apo ata që kanë simptoma, nuk duhet të shkojnë në qendrat e votimit. Ndërkaq, sallat rekomandohet të jenë në katin e parë, që të ketë ajrim të mjaftueshëm, me dalje të veçanta dhe në hyrje të jenë shenjat dalluese me masat anti-covid apo ato të distancës.

Dezinfektanti i duarve duhet të jetë i pranishëm në hyrje, ndërsa votuesit të mbajnë maska. Kutitë e votimit të jenë 2 metra larg anëtarëve të komisionit dhe mjediset të dezinfektohen vazhdimisht. Dikush është caktuar për të kontrolluar këto masa, ndërsa sallat duhet të kenë tualet, ujë të rrjedhshëm, sapunë, etj.

Para se të hyjnë në sallë, anëtarët e komisionit të qendrave të votimit, deklarojnë se nuk kanë shenja të covid-19 dhe të pajisur me maska ruajnë distancën. Në sallën e votimit nuk lejohet prania e më shumë votuesve se sa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 persona që regjistrohen. Përpara qendrave të votimit nuk duhet të kenë grumbullime dhe ata që presin, të kenë maska dhe të ruajnë distancën 1,5 metra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos