Incident në sheshin Skënderbej, makina tenton të përplasë qytetarët

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 12:41 | Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin Skënderbej, në kryeqytet.

Sikurse raportohet një makinë ka tentuar të futet në qendrën e vaksinimit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.

Më pas makina ka tentuar të përplasë qytetarët por është neutralizuar prej tyre.

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi incidentin dramatik të ndodhur në Sheshin Skënderbej, ku një makinë u fut mes njerëzve duke vënë në rrezik jetët e tyre me manovra të rrezikshme.

Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes si një 32-vjeçar, me inicialet A.M, i cili nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

“Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, tha Policia. (A2 Televizion)

https://youtu.be/eZBxFRLjWDA

A2 CNN Livestream

Latest Videos