Dita e zgjedhjeve, Rama: Përtej ndasive, Shqipëria duhet të dalë kryelartë

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 07:27 | Politikë
Dita e zgjedhjeve, Rama: Përtej ndasive, Shqipëria duhet të

Kryeministri Rama e ka nisur të dielën e zgjedhjeve me një postim në rrjetet sociale me anë të të cilit fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

Kreu i qeverisë, shprehet mes të tjerash se Shqipëria duhet të dalë kryelartë nga këto zgjedhje.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos