“Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Europë”, voton Ilir Meta

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 07:17 | Politikë
“Për Kushtetutën, për Republikën, për

Ashtu edhe siç kishte premtuar, presidenti Ilir Meta mbërriti që në orën 07:00 të mëngjesit në qendrën e tij të votimit për të ushtruar detyrën si qytetar.

“Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Europë”, tha Ilir Meta përpara kamerave ndërsa hidhte fletën e votimit në kuti.

Më pas, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të zgjedhin kandidatin me integritet.

“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar , kjo ditë e mrekullueshme dhe Zoti n aka ndihmuar që dsovrani të ketë kushte të mira për të shprehur vullnetin. Barazinë para ligjit e garanton barazia e votës. Cdo qytetar të votojë I lirë dhe me dinjitet për alternativën dhe kandidatin që beson. I ftoj të gjithë që tek alternative të zgjedhin kandidatët më me integritet. Sot votimi është një akt patriotik. Atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar europiane”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos