"Dita jonë" kujton dramaturgun Alexandre Dumas, autor i "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Muskëterët"

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 07:28 | Lifestyle
"Dita jonë" kujton dramaturgun Alexandre Dumas, autor i

Alexandre Dumas ishte shkrimtar franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Muskëterët", romane të cilët e bënë atë, një nga autorët francezë më të lexuar në botë.

Ai ishte gjithashtu një dramaturg dhe gazetar. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë shërbyer si material për shfaqje teatrale dhe filma të shumtë. Ishte një shkrimtar gjenial, që punonte deri në rraskapitje, i preferuari i grave dhe me mjaft humor.

Jeta e tij përfundoi njësoj si një roman aventuresk. Sidoqoftë, Alexander Dumas la pas një trashëgimi të madhe, më shumë se 500 libra të zhanreve të ndryshme, të cilat edhe sot e kësaj dite magjepsin lexuesit në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos