
Françesko Petrarka është një ndër figurat kryesore të Rilindjes evropiane. Në shekujt e humanizmit evropian, ai u njoh si autor librash, traktatesh e vëllimesh mjaft të çmuara për kohën, për të cilat punoi me seriozitetin me të madh.
Studiuesit pohojnë se Petrarka mendonte se lavdinë tek pasardhësit do t'ia siguronin veprat e tij të shumta në latinisht, të cilat përmbajnë boshtin e ideve të tij humaniste.
I famshëm në të gjithë Evropën, Petrarka udhëtonte shumë për kënaqësi dhe shpesh është quajtur edhe si “turisti i parë”.
I njohur për aksionin e tij për ringjalljen e interesit për letërsinë klasike, Petrarka është konsideruar si "Humanisti i Parë" apo si “Babai i Humanizmit”. (A2 Televizion)