"Dita jonë" kujton Nelson Mandelën, luftëtarin për të drejtat e njeriut në Afrikën e Jugut

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 07:32 | Lifestyle
"Dita jonë" kujton Nelson Mandelën, luftëtarin për

Mandela u burgos për pothuajse 28 vjet nga 1962 deri në 1990, si dënim për rolin e tij në luftën kundër politikave të aparteidit të vendosura nga pakica e bardhë në pushtet. I nderuar nga populli i tij, si një simbol kombëtar i luftës për barazi, Mandela konsiderohet si një nga figurat politike me ndikim të shekullit të 20-të.

Nelson Mandela u zgjodh Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas zgjedhjeve të para multiraciale në historinë e vendit. Në vitin 1993, ai fitoi çmimin Nobel dhe është dekoruar me 50 çmime në mbarë botën. Në 2009, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e zgjodhi 18 korrikun, ditëlindjen e Mandelës, si Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos