Fjodor Dostojevski ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë “Krim dhe ndëshkim” dhe “Vëllezërit Karamazov”. Literatura e Dostojevskit është filozofike dhe psikologjike. Mendimi i tij është metafizik, pasi shumica e personazheve të autorit përballen me fatin dhe lirinë e tyre, por edhe me Zotin. Mbi të gjitha, veprat e tij vazhdojnë t’i tërheqin lexuesit, ku shpesh ndërthuren pyetjet rreth besimit, vuajtjes dhe kuptimit të jetës. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave. (A2 Televizion)
Dita Jonë përkujton Fjodor Dostojevski
