Pavarësisht kampionatit aspak të kënaqshëm, Partizani do të kujtojë këtë sezon si të parin në stadiumin e tij.
“Demat e Kuq” u stërvitën në fushën e re ditën e sotme, ku ishte prezent edhe presidenti Gazmend Demi.











Punimet e kompleksit, që ndodhet në zonën e Tufinës, në periferi të kryeqytetit, u ndalën për disa kohë por tashmë gjithçka është gati për të pritur ekipin, të paktën në seancat stërvitore, ndërkohë që në javët në vijim mund të luhen aty ndeshje të kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë.
“Po bëjmë një investim gjigand, shpresoj të na eci mbarë”, deklaroi presidenti i Partizanit, Demi. (A2 Televizion)