All - Paragraf - 1
Do të jetë një ditë e blinduar me forca të shumta policie, ajo që shënon revolucionin francez të 1789.
Pas protestave të dhunshme për vrasjen e 17-vjeçarit nga policia, autoritetet nuk duan të lejojnë një grumbullim tjetër që të shndërrohet në protestë dhe për këtë arsye kanë marrë masa shumë të forta sigurie.
All - Paragraf - 3
Më shumë se 45 mijë efektivë policie janë angazhuar në sheshet kryesore të Francës, për të ruajtur qetësinë në Ditën e Bastijës, një nga datat më historike të revolucionit.
Presidenti Macron deklaroi disa ditë më parë se do të reagojë me vendosmëri ndaj protestave të dhunshme, ndërkohë që më herët u ndalua dhe shitja e fishekzjarrëve. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2