Shtëpi dhe makina të djegura, qindra të evakuuar nga zjarret në Kroaci

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 10:03 | Bota

Dhjetëra shtëpia dhe makina janë djegur si pasojë e disa vatrave të mëdha të zjarrit që kanë përfshirë rajonin e Shibenikut në Kroaci.

Situata është tepër e rrezikshme dhe autoritetet kanë urdhëruar dhe evakuimin e qindra banorëve që janë pranë vatrave.

Flakët u përhapën me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, ndërkohë që janë angazhuar dhe helikopterët dhe avionët e posaçëm.

Sipas raportimeve të mediave vendase, disa turistë kanë qenë në zonë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos