“Djajtë e kuq” po rikthehen, shënojnë 6 gola ndaj Leeds dhe ngjiten të tretët

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 22:05 | Futboll
“Djajtë e kuq” po rikthehen, shënojnë 6 gola ndaj

Manchester United, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær dhe udhëheqjen e Bruno Fernandes në fushën e lojës, kanë arritur të marrin një fitore të madhe 6-2 ndaj Leeds, me të cilën janë ngjitur në vendin e tretë në Premier League.

McTominay dhe Fernandes realizuan përkatësisht nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa shënuan edhe Lindelof e James.

“Djajtë e kuq” po kalojnë një moment të mirë në Premier League këtë sezon, ku në 13 ndeshje kanë arritur 8 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, ndërsa kanë mundësi të ngjiten në vendin e dytë pasi kanë një ndeshje më pak se rivalët.

Portugezi, Bruno Fernandes, është futbollisti që duket se ka ndryshuar rrënjësisht ekipin krahasuar me vitet e fundit. Edhe pse një mesfushor, 26-vjeçari ka realizuar 9 gola deri tani, ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos