Shënoi golin më të shpejtë në 5 ligat më të mira në Europë, Leao: E kishim provuar

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 20:36 | Futboll

Pavarësisht mungesave dhe moralit të ulët pas 2 barazimeve radhazi, Milani e nisi ndeshjen ndaj Sassuolo në një mënyrë të “çmendur”, duke shënuar pas vetëm 6,76 sekondash me Leao-n.

Calhanoglu nisi menjëherë një aksion personal, ndërsa në fund pasoi për portugezin, i cili goditi saktë duke befasuar kundërshtarët.

Një rekord absolut jo vetëm në Serie A, por në 5 kampionatet më të mira në Europë. Në Itali, rekordi mbahej nga Paolo Poggi, i cili realizoi pas asistit të Dario Hubner, në 2 dhjetor 2001, në ndeshjen Fiorentina-Piacenza.

Pas ndeshjes, Leao u shpreh se sulmi i menjëhershëm ishte provuar edhe më parë nga skuadra e Milanit.

“E kemi provuar këtë gjë edhe më herët. Ne gjithmonë përpiqemi të luajmë përpara. Jam i lumtur për ekipin. Për ne ishte shumë e rëndësishme sot, pasi kishim humbur pikë në ndeshjet e fundit”, u shpreh pas fitores 2-1 sulmuesi portugez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos