
Po ashtu si ndaj Napolit, edhe ndaj Atalanta-s, Roma ka pësuar sërish 4 gola, duke marrë një tjetër goditje të rëndë në Serie A.
Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh ndaj skuadrës së Gjimshitit, por arritën të rezistojnë vetëm në pjesën e parë. Atalanta përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, madje duke i shënuar 4 herë kryeqytetasve, të cilët kanë bërë disa paraqitje të mira këtë sezon, por nuk kanë qëndrueshmëri në lojë.
Me këtë fitore, Atalanta është ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Roma mban vendin e katërt me 24 pikë. (A2 Televizion)