Djokovic fiton “derbin” ballkanik, Roland Garros ka finalen e ëndrrave

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 08:23 | Sporte të tjera
Djokovic fiton “derbin” ballkanik, Roland Garros ka finalen e

Pas pothuajse 4 orë tenisi të shkëlqyer, turneu i Roland Garros ka gjetur finalen e saj të ëndrrave.

Serbi, Novak Djokovic, ka mundur grekun, Stefanos Tsitsipas, në një derbi ballkanik që përfundoi pas 5 seteve me rezultatin final 6-3, 6-2, 5-7, 4-6, 6-1.

Djokovic meritoi fitoren për qëndrueshmërinë e tij gjatë gjithë lojës, por Tsitsipas dhuroi emocione të forta duke përmbysur një ndeshje që pas dy seteve të para dukej totalisht në favor të kampionit serb.

Djokovic, tashmë, do të përballet me spanjollin Nadal, finalja e radhës midis dy tenistëve që po shkruajnë historinë e këtij sporti në dekadën e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos