
Një përleshje masive nisi gjatë një ndjeshje të NFL pasi një konflikt familjar mes lojtarit të Rams, Jalen Ramsey dhe atij të Giants, Golden Tate u soll në fushën e lojës.
Ramsey ka dy fëmijë me motrën e Tate, Breana, por çifti u ndanë ndërsa ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Kur Ramsey postoi në tetor një foto me të dashurën e re, kërcimtaren Monica Giavanna, Golden Tate iu premtoi fansave në një lloj mënyrë se do të hakmerrej.
Dhe urrejtja mes dy lojtarëve shpërtheu në ndeshjen e së dielës ku Los Angeles Rams fituan 17-9 përballë Neë York Giants. Të dy u kapën me grushta në mes të fushës dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe trajnerëve për t’i ndarë.
TMZ, gjithashtu, raporton se Ramsey e priti Tate gjatë dhe pas ndeshjes, por asnjë gjë e re nuk u regjistrua. (A2 Televizion)