Pritej me padurim, anulohet debutimi i Mick Schumacher në F1

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 16:15 | Sporte të tjera
Pritej me padurim, anulohet debutimi i Mick Schumacher në F1

Ishte dita kur Mick Schumacher duhej të debutonte në një fundjavë të Formulës 1, por moti i keq nuk e lejoi djalin e legjendës së Michael Schumacher që ta bënte këtë gjë.

21-vjeçari do të merrte pjesë paraditen e sotme në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh Eifel, me makinën Alfa Romeo, por shiu dhe mjegulla në pistën e Nurburgringut nuk lejuan zhvillimin e këtyre provave.

Parashikimi i motit nuk premton as për ditën e nesërme, por po shpresohet për një kthjellim të lehtë, në mënyrë që të zhvillohen provat zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos