
Vetëm një fitore. Kaq i mjafton Lakers për t’u shpallur kampion në NBA. Skuadra nga Los Angeles mundi për të tretën herë në ndeshjet finale, Miami Hit dhe tashmë është shumë pranë kurorëzimit.
Lakers fitoi në shifrat e ngushta 102-96 duelin e katërt të finaleve. Edhe pse besuan dhe luftuan deri në fund, Miami e pati të shumë të vështirë të ndalte sulmet e LeBron James që ishte ylli i mbrëmjes me 28 pikë, 8 asist dhe 12 ribound.
Këtë të shtunë, skuadra e legjendës që nuk jeton më, Koby Brayan, ka shansin e parë për të ngritur titullin që mungon prej një dekade. (A2 Televizion)