“Do takohem me Ramën”, Aleksandër Vuçiç merr avionin dhe niset me urgjencë drejt Beogradit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 18:43 | Ballkani
“Do takohem me Ramën”, Aleksandër Vuçiç merr

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar në llogarinë e tij në “Instagram”, fill pas Samitit Trilateral të Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehamer dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, se është nisur urgjent drejt Beogradit, ku pritet të takohet me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik të këtij të fundit.

“Përfundova detyrat e mia në Vjenë dhe po kthehem urgjentisht në Beogradin tonë për një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ky miks frutash që më kanë vënë përpara shërben për të rimarrë energjinë time, edhe pse në fakt është më shumë për figurë”. (A2 Televizion)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në rrjetin e tij social "Instagram"
https://a2news.com/2023/07/04/procesi-i-berlinit-rama-tur-ne-ballkan-per-te-ardhmen-e-rajonit/
https://a2news.com/2023/07/07/rama-viziton-sot-bosnje-hercegovinen-malin-e-zi-dhe-serbine/
https://www.instagram.com/p/CuZgIh2MTCY/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

A2 CNN Livestream

Latest Videos