
Një shtetas shqiptar, I dënuar në vendin tonë për vrasje, është arratisur pasi drejtësia britanike e liroi me kusht.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Hektor Mahmutaj, I cili është në listën e më të kërkuarve të Interpolit. Ai do të ekstradohej në Shqipëri, ku do të vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e Gentjan Jahaj në korrik të vitit 1997.
43-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte hyrë në mënyrë ilegale. Shqiptari ka përdorur 13 identitete të ndryshme dhe është dënuar disa herë. Gjatë të gjitha proceseve gjyqësore në Britani, Mahmutaj ka mohuar vrasjen në Shqipëri. (A2 Televizion)