
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Policia ka bërë të ditur se 17-vjeçar, me inicialet J.H. është qëlluar me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Z. Q., 24 vjeç, i cili është dëmtuar me sende të forta. Policia ka bërë të ditur se Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta. (A2 Televizion)