Tmerr në ajër dhe në tokë, motori i avionit në flakë

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 10:51 | Bota

Një avion Airbus A 320-214 i kompanisë Avianca u detyrua të bëjë ulje emergjente, duke u rikthyer sërish në pistën që sapo ishte ngritur pasi një prej motorëve shpërtheu në flakë.

Avioni u ngrit nga aeroporti i ishullit San Andrés në Bogotá, Kolumbi, ndërsa vetëm pak minuta më pas, një prej motorëve u përfshi nga flakët pasi një zog u fut në të. Piloti reagoi shpejt dhe e uli avionin të sigurt në pistë, pa lënduar asnjë person.

Një video e avionit është bërë virale në internet teksa “Airbus A” fluturon mbi kokat e turistëve në ishull, ndërsa flaka del nga motori.

Ditët e fundit janë raportuar disa raste të ngjashme kur motorët janë përfshirë nga flakët, por për fat të mirë, pilotët kanë arritur t’i ulin avionët të sigurt në pistë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/24/avioni-perfshihet-nga-flaket-para-ngritjes-nga-pista-tmerr-per-skuadren-e-femrave-te-arsenalit/
https://a2news.com/2023/04/23/momente-tmerri-ne-ajer-motori-i-avionit-shperthen-ne-flake/

A2 CNN Livestream

Latest Videos