Do të largohet për te Reali! Mbappe shpërthen kundër mediave që e çojnë në Madrid

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 16:07 | Futboll

Mediat që e çojnë atë sezonin e ardhshëm në Madrid për të formuar një treshe ëndrrash me Vinicius dhe Rodrygo, duket se e kanë irrituar tej masë yllin francez Kylian Mpabbe, pavarësisht se ai ka njoftuar PSG se nuk do të rinovojë.

Mbappe duke ripostuar në Tëitter një postim ku thuhet se ai dëshiron t'i bashkohet Real Madridit këtë verë, shkruan sipër se kjo është veç një "gënjeshtër", duke shtuar se është shumë i lumtur te PSG.

Bomberi francezs po ashtu thotë se nuk ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë dhe se letra që ai i dërgoi klubit u zbulua me qëllim për të “dëmtuar imazhin e tij”.

Reagimi i Mbappe është shumë ndryshe nga lajmi që qarkulloi këtë të hënë, se ai i kishte shkruar PSG-së për t’iu komunikuar se nuk do të aktivizonte klauzolën në marrëveshjen e tij aktuale që do ta bënte kontratën të vlefshme deri në 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos