"Do vdesim urie" makinerinë ruse të luftës, vendet e G7 njoftojnë sanksione të reja, Putin: Nuk na bëjnë asgjë!

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 14:28 | Bota
"Do vdesim urie" makinerinë ruse të luftës, vendet e G7

Liderët e vendeve të G7 u dakordësuan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës, siç thanë për të “lënë të vdesë urie”, makinerinë e luftës në Rusi.

Në deklaratën e përbashkët të shtatë të mëdhenjve të botës thuhet se për të reduktuar të ardhurat e Rusisë, do të vihet në shënjestër edhe eksporti i diamanteve.

“Do të punojmë në kontakt të ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve të nxjerrë, përpunuar apo prodhuar në Rusi”, pohojnë liderët e G7-s të mbledhur në Hiroshima të Japonisë.

Ata i bënë thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit në Ukrainë dhe të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake.

Nuk vonoi reagimi i Moskës, me Presidentin Putin që tha se pavarësisht sanksioneve të perëndimit, Rusia mbetet lider në tregun e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë.

Në samit pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski, edhe pse ka paqartësi nëse do të jetë ose jo fizikisht i pranishëm.

Fillimisht, u tha se numri një i Kievit mund të udhëtojë në Japoni, por Këshilli Kombëtar i sigurisë deklaroi më vonë se Zelenski do të flasë me videolidhje. Presidenti ukrainas gjendet aktualisht në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/zelensky-shkon-personalisht-ne-samitin-e-g7-shtohet-siguria-ndjeshem/
https://a2news.com/2023/05/19/samiti-i-g7-lideret-perkujtojne-viktimat-e-bombes-se-hiroshimes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos