“Dodik është presidenti ynë!”, serbo-boshnjakët refuzojnë rinumërimin e votave

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 12:48 | Ballkani
“Dodik është presidenti ynë!”, serbo-boshnjakët

Sarajeva nuk mund të vendosë për ne. Me këto thirrje mijëra mbështetës të koalicionit qeverisës në Republikën Srpska kanë protestuar më 25 tetor në Banja Llukë, duke kërkuar që autoritetet zgjedhore t’i japin fund rinumërimit të votave për president.

 “Nuk është Sarajeva që vendos për ne, dhe nuk janë ata që duhet të përcaktojnë kush është presidenti ynë…Dodik është presidenti ynë!”, thotë Marcia, një nga protestueset.

Republika Srpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, ku u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme më herët gjatë muajit. 

Milorad Dodik, lideri de fakto i serbëve të Bosnjës dhe president i partisë më të madhe në Republikën Srpska, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, udhëhoqi protestën, në të cilën, sipas policisë morën pjesë 30.000 persona.

Protestuesit mbanin fotografi të Dodikut dhe valëvitën flamujt partiakë, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të zhbëjë vullnetin e serbëve për ta zgjedhur Dodikun si lider të tyre.

“Po protestojmë për të treguar se partia e Dodik ka sigluar një tjetër fitore bindëse në të gjitha nivelet. Fatkeqësisht opozita nuk e kupton këtë”, thotë një tjetër protestues.

 Gjatë fjalimit para protestuesve, Dodik u zotua se do të luftojë për të drejtën es erbëve “për të zgjedhur se si duan të jetojnë” dhe akuzoi politikanët perëndimorë dhe ata jo-serbë në Bosnje për “urrejtje” dhe përpjekje për "të zhdukur" Republikën Srpska.

“Prandaj jam këtu sot. Për t’ju thënë se Milorad Dodik nuk do të shkojë askund. Ne nuk do të heqim dorë nga liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Unë besoj fuqishëm në idenë e një Republike Srpska të pavarur”, deklaroi Dodik.

 Protesta u nxit pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rinumërojë votat përzgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit në Republikën Srpska mes shqetësimeve për manipulime. Dodik, që është anëtar i Presidencës trepalëshe, garoi për president të Republikës Srpska. Prokurorët shtetërorë dhe zyrtarët policorë po mbikëqyrin rinumërimin e votave, proces që po zhvillohet në Sarajevë. Dodik po kërkon që ky proces të kryhet në Republikën Srpska. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos