
Doktorët në Zimbabve ranë dakord të përfundojnë grevën e tyre dhe të rikthehen në punë pas një oferte të bërë nga një miliarder vendas. Protesta e doktorëve në shtetin afrikan zgjaste prej 4 muajsh për rrogat dhe kushtet e vështira në punë duke paralizuar totalisht sektorin e shëndetësisë në Zimbabve.
Në fund të 2019, miliarderi në fushën e telekomunikacionit Strive Masiyiwa vuri në tavolinë një ofertë për ta tejkaluar këtë ngërç. Ai premtoi se do të caktonte një fond 6.2 milionë dollarë për kërkesat e doktorëve.
Ku fond do iu paguajë rreth 2000 doktorëve rreth 300 dollarë në muaj për të ndihmuar me kostot e transportit dhe jetesës.
Në një deklaratë për shtyp Shoqata e Doktorëve të Zimbabves konfirmoi se ka pranuar ofertën e miliarderit Masiyiwa. (A2 Televizion)