
Kombet e Bashkuara kërkuan një hetim të menjëhershëm ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Ky i fundit dyshohet se hakeroi telefonin e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.
Ekspertët për të drejtat e njeriut theksojnë se Princi duhet të hetohet vazhdimisht pasi shënjestron kundërshtarët e tij. Një mesazh nga numri i telefonit i përdorur nga Mohammed bin Salman është përfshirë në shkeljen e privatësisë së të dhënave të Bezos.
Autoritetet e Arabisë Saudite kanë mohuar akuzat dhe e konsiderojnë një histori absurde. Megjithatë sipas një investigimi të medias britanike, “The Guardian”, Mohammed Bin Salman dhe Jeff Bezos kanë shkëmbyer disa mesazhe në aplikacionin WhatsApp. Mes tyre gjendej dhe një video e infektuar me virus, e cila pas shkarkimit në telefonin e bosit të Amazona rrinte të siguronte një sasi të madhe të dhënash private në pak orë.
Kjo ngjarje ka ndodhur disa muaj përpara vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, i cili ishte një kritik i Mbretërisë Saudite dhe bashkëpunëtor në Uashington Post, media që zotërohet nga Bezos. (A2 Televizion)