Grevë dhe protestë e banorëve të ishujve grekë të Lesbos, Samos dhe Chios për shkak të situatës së krijuar nga numri i madh i emigrantëve që mbërrijnë nga Turqia.
Banorët fajësojnë autoritetet për mosmenaxhim si duhet të fluksit të emigrantëve dhe kërkojnë prej tyre që t’iu kthejnë jetesën e mëparshme.
Numri i emigrantëve që strehohen në këto ishuj të Greqisë është shumë i madhe dhe kushtet në kampe janë përkeqësuar nga dita në ditë.
Në kampin e Morias, i cili është më i madhi në ishullin e Lesbos, jetojnë mbi 19 mijë emigrantë nga 2840 që është kapaciteti.
Guvernatori i rajonit të veriut të Egjeut, Kostas Moutzouris deklaroi se njerëzit janë të mërzitur që ishujt aq të bukur grekë janë kthyer në qendra ndalimi dhe strehimi për mijëra njerëz nga e gjithë bota.
Dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit u mbyllën së bashku me disa klinika. Grevës iu bashkuan dhe shoferët e taksive dhe autobusëve. (A2 Televizion)