Deti hyn në rrugët e Mallorca, stuhia le 200 mijë persona pa energji

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 16:45 | Bota

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe mbi 200 mijë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhisë “Gloria” që ka përfshirë disa pjesë të Spanjës.

Situata më e rënduar u paraqit në qytetin e Mallorcas ku dallgë të mëdha të detit shkaktuan dëme në bregdet dhe zona të gjëra janë përmbytur.

Në zonën Costa Bravës banorët kanë parë një pamje të pazakontë nga dritaret e tyre, kur një pjesë e qytetit ishte zaptuar nga shkuma detare.

Stuhia “Gloria” ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona dhe autoritetet paralajmërojnë banorët të tregojnë kujdes pasi reshjet e shiut dhe përmbytjet do të vijojnë dhe në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos