Dokumentet e reja, Blendi Gonxhja në "Dita jonë": Nuk do të kemi më nevojë për leje qarkullimi ndërkombëtare

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 08:49 | Aktualitet
Dokumentet e reja, Blendi Gonxhja në "Dita jonë": Nuk do

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Publik ka njoftuar ulje të tarifave të rinovimit të lejeve të qarkullimit me afat deri në 5-vjeçar. Këto leje janë për persona me nevoja të veçanta dhe ulja e kësaj tarife është i vetmi çmim që bie në një kohë kur çmimet po rriten.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, ishte i ftuar në "Dita jonë", ku foli rreth këtyre dokumenteve të reja dhe risive që ato sjellin.

Sipas Gonxhes, leja e re e qarkullimit është e pajisur me elemente shtesë sigurie që shmangin abuzimet, si dhe me marrjen e saj nuk do të jetë më e nevojshme marrja e një leje qarkullimi ndërkombëtare.

“Synimi i këtyre ndryshimeve ishte që të unifikoheshim me Bashkimin Europian dhe të jemi gati për automotorizimin për sa i përket lejeve të automjetit. Ky dokument ka të dhëna të reja të cilat nuk ishin në lejen e mëparshme. Kemi kode të automjetit të cilat, për shkak të shërbimit të kolaudimit që është përsëri në DPSHTRR, i duhen kolaudimit për të parë në mënyrë të menjëhershme me anë të dokumentit dhe sistemit, për të parë nëse ky mjet është për këtë afat apo këtë afat.

Ka pasur shumë probleme me mjetet që duke mos pasur këtë kod në lejen e qarkullimit, krijonin vështirësi në shërbime të tjera. Abuzohej me afatet, abuzohej me kategorinë e mjetit, të dhënat për mjetin dhe këto pastaj përcjellin probleme. Aktualisht, po punohet prej një viti për korrigjimin e të dhënave për mbi 500 mijë mjete edhe me sistemin e ri. Dokumenti i ri nuk do të na bëjë më të kemi nevojë për lejen e qarkullimit ndërkombëtar”, u shpreh Gonxhja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos