Nis sot viti i ri akademik, në auditorë vetëm të vaksinuarit dhe ata me test negativ, nuk ka mësim online

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 07:43 | Aktualitet
Nis sot viti i ri akademik, në auditorë vetëm të vaksinuarit

Ditën e sotme rinis viti i ri akademik. Mes debatesh dhe risive, studentët rikthehen sërish në auditorë pas më shumë se 18 muajsh që zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ashtu edhe si në çdo institucion tjetër dhe për studentët do të ketë rregulla për t’u ulur në banka dhe mendohet se ato janë dhe më të ashpra krahasuar me shumë të tjerë.

Kështu, edhe sipas udhëzimit të qeverisë, studentët duhet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës për të ndjekur mësimet në auditorë.

Gjithashtu, një alternativë tjetër për studentët është dhe të paraqesin testin negativ PCR një herë në javë, ose vërtetimin që e kanë kaluar sëmundjen e Covid.

Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Nga shifrat kontradiktore të dhëna nga burime të ndryshme, mësohet se në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.

Më së shumti, studentët kanë preferuar vaksinat e njohura nga Bashkimi Europian. Paralelisht me ndërgjegjësimin e studentëve nga stafet pedagogjike, pranë fakulteteve kanë nisur edhe diskutimet me mjekët për çdo informacion shtesë që do të duan studentët e pabindur, për të bërë vaksinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos