Doli apo jo topi jashtë? Video që sqaron golin e Japonisë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 10:39 | Futboll

Eliminimi i Gjermanisë që në fazën e grupeve kurrsesi nuk mund të kalonte pa polemika, madje edhe të mëdha.

Momenti që është diskutuar më shumë ishte goli që i dha fitoren Japonisë ndaj Spanjës që për pasojë kaloi kombëtaren aziatike në fazën e ardhshme të Kupës së Botës. Në minutën e 51 të ndeshjes Spanjë-Japoni pati një rast shumë të diskutueshëm. Vetëm 3 minuta pasi aziatikët kishin barazuar, shënuan edhe golin e dytë.

Mitoma pasoi në limite një top shumë të bukur për Tanakën, i cili kishte detyrë vetëm që ta shtynte atë drejt rrjetës. Fillimisht, goli u anulua nga arbitri, por VAR-i doli në përfundim se topi nuk kishte dalë jashtë plotësisht dhe goli u la në fuqi.

Pamja nga lart tregon se topi nuk ka dalë në fundore, por është në limite edhe pse sfera duket plotësisht jashtë nga një kënd më i shtrirë i kamerës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos