
Kardinali Dom Ernest Troshani uroi besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Feja është ornamenti që grumbullon të gjithë shpirtrat e njerëzve në botë. Zoti është dashuri, paqe dhe lumturi për të gjithë popujt e botës. Ju uroj të gjithë Bajramin e Madh, paqe në familjet tuaja, harmoni popullit tonë”, tha Troshani, i emëruar Kardinal nga Papa Françesku në vitin 2016.
Kardinali shqiptar gjithashtu foli edhe për konfliktin e rindezur në Lindjen e Mesme, duke thënë se feja është objekti kryesor që i bashkon popujt për paqe, begati dhe lumturi.
“Çështja kryesore që shqetëson çdonjëri sot në bot është paqja. Për këtë paqe duhet të lutemi, aq më tepër në lindjen e Mesme, të bashkohen zemrat e gjithë njerëzve, për të ngritur flamurin e dashurisë, paqes dhe vëllazërimit”, tha ai. (A2 Televizion)