Domatet hidhen në kanal, Sharka: Mungon tregu, fermerët kanë shpenzuar shumë këtë sezon

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 15:33 | Aktualitet
Domatet hidhen në kanal, Sharka: Mungon tregu, fermerët kanë

Fermerët e Beratit dhe Fierit po e hedhin prodhimin e këtij sezoni në kanal. Dhjetëra tonë domate nuk janë eksportuar dot në tregun e rajonit për shkak të rënies së konsumit nga pandemia.

Tregu i brendshëm është i pafuqishëm për të përballuar të gjithë prodhimin vendas. Kjo situatë po rëndon ekonomikisht fermerët, të cilët duhet të kishin nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

“Ka rënë kërkesa pasi nuk ka konsum në rajon. Sidomos zona e Beratit dhe e Fierit po e shesin nën kosto", shprehet Eduart Sharka, kryetari i Sindikatës së Fermerëve.

Aktualisht, një kilogram domate po blihet nga tregtarët me çmim nga 20 deri në 30 lekë. Çmim ky që nuk mbulon dot as shpenzimet e prodhimit për bimë.

“Fermerët kanë shumë shpenzime, dhe nuk po i mbulojnë dot, kështu që i hedhin në kanal. Salcë nuk bëhen pasi është domate për treg, jo për industri”, shton ai.

Nga një vëzhgim i bërë nga A2 Cnn, çmimi i domates në kryeqytet varion nga 70 deri në 100 lekë për kilogram. Tregtarët thonë se furnizohen nga prodhimi vendas, por jo në sasi të mëdha.

Sindikata e Fermerëve kërkon që Ministria e Bujqësisë të ngrejë zyra të studimit të tregjeve dhe orientimit për fermerët për mbjelljen e fruta-perimeve, sipas kërkesës nga konsumatori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos