Donacionet për tërmetin, në buxhet u futën 20 mln euro deri në shtator

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 21:30 | Ekonomi
Donacionet për tërmetin, në buxhet u futën 20 mln euro deri

Krahas buxhetit të shtetit, në dispozicion të Programit të Rindërtimit janë vendosur edhe grantet e dhëna nga qytetarët, por edhe vendet partnere.

Ministria e Financave ka planifikuar që deri në fund të 2020-s të grumbullohen 3 miliardë lekë grante. Sipas të dhënave të këtij dikasteri, deri në fund të shtatorit, ishin në dispozicion 2.4 miliardë lekë, ekuivalent me rreth 20 milionë euro.

Nga këto para janë disbursuar deri më tani 827 milionë lekë, teksa pjesa tjetër është e papërdorur. Grantet do të përdoren për rikonstruksionin apo rindërtimin e banesave të dëmtuara, si dhe për pagesën e qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga kjo fatkeqësi natyrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos