“Donin të dukeshin si Elsa e Frozen”, nëna gjen vajzat e mbuluara me krem

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 11:42 | Lifestyle

Një nënë në Nju Jork mbeti pa fjalë kur gjeti dy vajzat e saj të vogla të mbuluara nga koka te këmbët me krem, pasi sipas tyre donin të dukeshin si personazhi Elsa në filmin për fëmijë “Frozen”.

Wendy Pryce tregon se iu deshën më shumë se 5 ditë për të hequr gjurmët e kremit nga flokët e vajzave 5 dhe 3 vjeçare, pasi ai kishte një ingredient zinku që nuk e lejonte të lahej kollaj.

Kështu ajo kërkoi ndihmë në një faqe prindërimi online, ku postoi foton e vajzave dhe u lut për këshilla se si mund të hiqte kremin, pasi në të kundërt po mendonte t’u priste atyre flokët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos