Donin të rrëzonin shtatoren e “heroit” të Trump, Presidenti kërkon dënim shembullor për protestuesit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 15:35 | Bota

Protestues të ndryshëm lidhën me zinxhirë shtatoren e Presidentit amerikan Andrew Jackson të hënën në mbrëmje në parkun “Lafayette” në Uashington, në përpjekje për ta rrëzuar atë, pasi e konsiderojnë si racist.

Protestuesit u përleshën me Policinë në kryeqytetin amerikan, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi se do të kërkojë dënim të ashpër për ata që donin të rrëzonin shtatoren. Ai tha gjithashtu se disa persona ishin arrestuar me akuzën e vandalizmit të statujave.

“10 vite burg sipas ligjit të Ruajtjes së Memorialëve të Veteranëve. Kujdes!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Andrew Jackson ka shërbyer si Presidenti i 7 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1829 deri në vitin 1837. Ai është shënjestruar nga protestuesit kundër racizmit pasi ka qenë skllavopronar. Por Jackson është edhe një prej presidentëve të preferuar të Donald Trump, i cili mban në zyrë një portret të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos