Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar për një tjetër fraksion të dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Mes të dënuarve janë dhe Xhevi dhe Mimoza Ndoka, vëllai dhe motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.
Konkretisht janë dënuar:
Xhevi Ndoka - 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka - 1.4 vjet burg (konvertuar në 4 vjet Sherbim Prove)
Emanuel Gjura - 4.8 vite burg
Zef Lazri - 8 muaj
Blendi Ndoka - 3.6 vite
Luigj Paloka - 4.8 vite me kusht
Paulin Simoni - 3.4 vite
Vlash Gaxulli - 2 vite burg (konvertuar në 4 vjet sherbim prove)
Genc Zeneli - 2 vite (4 vjet sherbim prove)
Kol Lleshi - 2 vite (4 vjet sherbim prove)
Marjeta Perskura - 1.4 vjet (konvertuar në Shërbim Prove)
Në të njejtin vendim GJKKO kaloi në llogari të shtetit mijëra m2 sipërfaqe truall.
Të pandehurit akuzoheshin per veprat penale "falsifikimi i dokumenteve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe "grupi i strukturuar kriminal". (A2 Televizion)