Mjegulla përfshin Pogradecin, policia apel drejtuesve të mjeteve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 18:24 | Aktualitet
Mjegulla përfshin Pogradecin, policia apel drejtuesve të mjeteve

Prej disa orësh qyteti i Pogradecit dhe akset nacionale në dalje të tij janë përfshirë nga mjegulla e dendur.

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi shikimi është i kufizuar.

Për këtë arsye, policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos