Dosja "Gërdeci", Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ish-ministrin Fatmir Mediu

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 16:26 | Aktualitet
Dosja "Gërdeci", Gjykata e Posaçme kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar në dosjen “Gërdeci”.

Në këtë gjykatë, ish-ministri do të përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Në të njëjtin vendim gjykata pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar. Ish-ministri i mbrojtjes nuk ishte prezent në seancën paraprake, ku u përfaqësua nga avokatët mbrojtës, të cilët i kërkuar gjykatës pushimin e çështjes.

Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Në vijimësi Mediu ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si te motivuara politikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos