All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shefja e misionit të ODIHR nis takimet në KQZ, zgjedhjet vendore të 14 majit

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 12:46 | Aktualitet
Shefja e misionit të ODIHR nis takimet në KQZ, zgjedhjet vendore
All - Paragraf - 1

Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover, nis takimet në prag të zgjedhjeve vendore me përfaqësuesit e KQZ-së.

Glover do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt duke u caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve.

All - Paragraf - 3

Për herë të parë, ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për t’u rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e vendoreve të 14 majit.

OHDIR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar këto zgjedhje lokale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos