Zgjedhjet e 14 majit, kryeprokurori Çela kërkon masa të shtuara nga prokuroritë e rretheve

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 16:22 | Aktualitet
Zgjedhjet e 14 majit, kryeprokurori Çela kërkon masa të shtuara

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nxori një qarkore për prokuroritë e rretheve, ku kërkon marrjen e masave për gatishmëri për periudhën para dhe paszgjedhore të 14 majit.  Çela i kërkon drejtuesve të prokurorive dhe prokurorëve të trajtojnë më prioritet dhe në afate optimale çdo referim apo kallëzim për veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira.

Sipas qarkores, në rastet e kërkesave për masa sigurimi personal dhe për masat e dënimit, prokurorët duhet të bëjnë kujdes dhe të vlerësojnë ashpërsimin e kërkimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative përkatëse. 

Po ashtu, kryeprokurori udhëzon krijimin e një rubrike në faqen në web të Prokurorisë së Përgjithshme për të ftuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit në lidhje me procesin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos