
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kalon në gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit Arben Ndoka dhe 11 personave të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.
Sipas prokurorëve të SPAK, ata kanë konsumuar veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, "falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “shpërdorim i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Për Arben Ndokën ka rënë akuza e “grupit kriminal”. Ndërsa për Zef Ndokën janë pushuar akuzat, me arsyetimin se është bërë pronar i një trualli pa dijeninë e tij.
Gjatë seancës paraprake të gjithë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke kërkuar pushimin e çështjes. Kjo çështje është një nga shtatë fraksionet e dosjes se famshme numër 339.
Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare. (A2 Televizion)