
Një makinë është përfshirë nga flakët një natë më parë në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se mjeti i përket shefit të policisë gjyqësore Edvin Gjyli. Ende nuk dihen shkaqet, por policia është duke hetuar edhe pistën për shkak të detyrës.
Kujtojmë se Gjyli është një nga dy efektivët e policisë me detyrë përkatësisht inspektor i Krimeve të Rënda i pezulluar nga detyra, për shkak se nxorën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve në Papër të Elbasanit.
Djegia e mjetit ka ndodhur pranë banesës së tij pranë Doganës Elbasan. (A2 Televizion)