Ekstradohet për herë të dytë nga Belgjika 45-vjeçari i dënuar për plagosjen e policit

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 12:37 | Kronikë
Ekstradohet për herë të dytë nga Belgjika 45-vjeçari

Policia e Shtetit ka ekstraduar 45-vjeçarin Dritan Xhelita nga Belgjika, pasi ishte dënuar në Shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas Policisë, identifikimi i tij është bërë nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim. Vlonjati jetonte ilegalisht në Belgjikë, prej nga ishte ekstraduar edhe më parë, në vitin 2008.

Në vitin 2016, Xhelita është dënuar me 14 vite burg, për "Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative" ndaj punonjësit të Policisë Pirro Ymeri, një ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos