Draft-propozimi për asociacionin, qeveria gjermane: Nuk e hartuam ne, pyesni “Friedrich Ebert”

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 11:57 | Kosova
Draft-propozimi për asociacionin, qeveria gjermane: Nuk e hartuam ne,

Qeveria e Gjermanisë mohon përfshirjen në përgatitjen e një drafti për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për median Telegrafi në Prishtinë, ambasada gjermane thotë se statuti i diskutuar të enjten nuk është përfunduar ende nga Fondacioni “Friedrich Ebert”.

“Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me palët dhe opinionin publik në kohën e duhur. Ambasada shprehimisht e mirëpret secilin kontribut, i cili çon përpara dialogun publik për këtë çështje të rëndësishme. Në rast se keni pyetje të tjera, ju lutemi t’i drejtoheni Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë”,  thuhet në përgjigje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos