Opozita e akuzoi se po i bën presion SPAK-ut, reagon Rama

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 18:58 | Politikë
Opozita e akuzoi se po i bën presion SPAK-ut, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi opozita e akuzoi atë se po ushtronte presion ndaj SPAK-ut, në mënyrë që drejtësia “të mos hetojë çështjë që prekin drejtpërdrejtë” kreun e qeverisë.

Rama u shpreh në Twitter se nuk ka për ta mbyllur gojën, “që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht”.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t'i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS, SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur! Por, gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/07/akuzat-e-rames-ndaj-spak-presidenca-dhe-opozita-njezeri-presion-qe-te-mos-preket-ps/

A2 CNN Livestream

Latest Videos