Një tifoz anglez përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi ra nga një prej tribunave të stadiumit Wembley para fillimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë.
UEFA ka bërë të ditur se për rastin kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi për sigurinë e stadiumit.
“Në momentin e fundit para se të binte, ne e pamë atë në parmakët mbrojtës. Më pas, ai ra në tokë dhe nuk lëvizi më. Të gjithë ishin të traumatizuar. Ai ra nga një lartësi e madhe”, thanë tifozët e pranishëm pas ngjarjes.
Ky ngjarje vjen vetëm 24 orë pas tmerrit që përjetoi bota e futbollit një ditë më parë kur mesfushori i Danimarkës, Eriksen ra pa ndjenja në fushën e lojës pas një arresti kardiak. Sipas raportimeve të fundit, futbollisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)