
Autoritetet britanike bëjnë me dije se kanë gjetur disa emigrantë të fshehur në një kontejner. Ata kishin si qëllim të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar. Kontejneri me emigrantë u zbulua në portin e Hullit, në veri të Anglisë, dhe disa prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të kushteve të vështira ku kishin udhëtuar.
Policia nuk bën ende me dije për numrin e emigrantëve të gjetur në kontejner apo nacionalitetin e tyre dhe deklaron se ka nisur një hetim për gjetjen e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Tetorin e kaluar 38 emigrantë vietnamezë u gjetën të vdekur në një kamion në zonën industriale në lindje të Londrës. (A2 Televizion)